Handan Kazancı
10 Shtator 2022•Përditësim: 12 Shtator 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e ka dekoruar Haluk Bayraktarin, shefin ekzekutiv të kompanisë kryesore turke të industrisë së mbrojtjes Baykar, me Urdhrin shtetëror për merita të klasit të parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Presidentit të Ukrainës njoftoi se Zelenskyy priti Bayraktarin dhe i dha Urdhrin për merita të klasit të parë.
“Pjesëmarrësit e takimit u fokusuan në bashkëpunimin e mëtejshëm të Ukrainës me kompaninë Baykar për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave të armatosura ukrainase”, njoftoi zyra e Zelenskyy-t.
Zelenskyy dhe Bayraktar diskutuan gjithashtu detajet e ndërtimit të fabrikës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja duke përdorur pjesë ukrainase.
Ai falënderoi gjithashtu Türkiye-n për mbështetjen e saj në mes të luftës ruso-ukrainase.
Takimin e ka konfirmuar edhe Bayraktar në Twitter, duke shpërndarë një foto me medaljen.
“Dëshiroj të falënderoj z.president për këtë mirënjohje të vlefshme. Unë do të vazhdoj të mbroj një botë ku do të mbizotërojë paqja dhe drejtësia”, tha ai.