Ömer Tuğrul Çam
05 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se është vetëizoluar për shkak se ka marrë pjesë në një takim me një person që ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirurit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria në rrjetin social, Von der Leyen bëri të ditur se javën e kaluar ka marrë pjesë në të njëjtin takim me një person që ka rezultuar dje pozitiv në testin për COVID-19.
"Në përputhje me rregullat në fuqi po vetëizolohem deri nesër në mëngjes", deklaroi Von der Leyen e cila shpjegoi se të enjten ka kryer një test i cili ka rezultuar negativ. Ajo tha se sot ka bërë sërish testin dhe se është në pritje të rezultatit.
Lidhur me personin që ka rezultuar pozitiv, Von der Leyen nuk ka dhënë ndonjë informacion. Ajo mori pjesë edhe në Samitin e Liderëve të BE-së që u mbajt të enjten dhe të premten javën e kaluar.
Më parë nga drejtuesit e BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel hyri në karantinë një javë për shkak se një person nga ekipi i mbrojtjes u infektua me COVID-19. Gjithashtu edhe dy anëtarë të komisionit njoftuan se do të hynë në karantinë për arsye të ngjashme.