Ruslan Rehimov
24 Mars 2023•Përditësim: 24 Mars 2023
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe presidenti i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi zhvilluan një bisedë telefonike, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të bërë nga presidenca e Azerbajxhanit, thuhet se Sisi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Aliyev dhe me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit i ka shprehur urimet presidentit Aliyev dhe popullit të Azerbajxhanit.
Sisi theksoi se Egjipti është i vendosur të zgjerojë bashkëpunimin me Azerbajxhanin për interesat e të dy vendeve.
Po ashtu edhe Aliyev ka uruar Sisin dhe popullin egjiptian me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Duke shprehur se edhe Azerbajxhani dëshiron të zhvillojë miqësinë dhe bashkëpunimin me Egjiptin, Aliyev uroi mirëqenie dhe zhvillim ndaj popullit të Egjiptit.