Tuğrul Çam
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
WASHINGTON – Pretendohet se ushtarë të forcave speciale të SHBA-së janë pozicionuar në dy rajone të Libisë për operacione që synojnë DAESH-in, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e gazetës Washington Post i cili bazohet në zyrtarë amerikanë emrat e të cilëve mbahen anonimë, thuhet se dy grupe prej 25 ushtarësh, që nga fundi i vitit 2015 gjenden në rrethinën e qyteteve Bingazi dhe Misrata të Libisë.
Mësohet se grupi punon në zbulime të përbashkëta për operacione ndaj DAESH-it, që është njëri nga grupet e armatosura lokale dhe se krahas kësaj zhvillon edhe aktivitete zbuluese ndaj rreziqeve të mundshme.
Aktivitetet e ushtarëve që njihen si “ekipet e kontaktit”, i zhvillojnë në mënyrë paralele me njësitet ushtarake “elite” të Francës dhe shteteve të tjera të Evropës të cilët gjenden në rajonet e njëjta.
Në lajmin e gazetës, gjithashtu theksohet se Pentagoni me muaj të tërë është duke zhvilluar plane për aktivitete të mundshme kundër organizatës terroriste.
Qeveria amerikane pretendon se DAESH-i, i cili ka përfituar nga zbrazëtira e qeverisë, ka arritur të forcohet dhe se ka rritur numrin e militantëve dyfish, pra, deri në 6 mijë. Thuhet se dërgimi i trupave ushtarake në Libi është si pasojë e shqetësimit të qeverisë amerikane ndaj forcimit të DAESH-it në këtë shtet, e veçanërisht në rrethinën e qytetit Sirte.
SHBA-të gjithashtu kishin dërguar ushtarë të forcave speciale në njësite të vogla në luftën kundër DAESH-it në Siri dhe Irak.