Enes Kanlı
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
BEIRUT (AA) – Komandanti i Hizbullahut, Mustafa Bedreddin është vrarë në Siri, jo shumë larg aeroportit në Damask, gjatë aksioneve prapa të cilave, siç pretendohet, qëndron Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar të Hizbullahut konfirmohet se komandanti Mustafa Bedreddin humbi jetën gjatë një shpërthimi në afërsi të Damaskut. Në njoftimin nuk saktësohet koha e shpërthimit. Mediat vendore lajmëruan se më 10 maj forcat izraelite qëlluan një kontingjent të Hizbullahut, gjë të cilën Hizbullahu e mohoi. Izraeli ende nuk është prononcuar lidhur me këto ngjarje.
- Kush është Mustafa Bedreddin?