Turgut Alp Boyraz
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
JERUSALEM (AA) – Pohohet se ministri i Komunikacionit i Izraelit Yisrael Katz ka rekomanduar ndërtimin e një ishulli artificial në det për lehtësimin e bllokadës në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të portalit të Izraelit “Times of Israel” që publikon lajme në pesë gjuhë, Katz ka thënë se “ishulli prej tetë kilometrash katrorë do të kushtojë pesë miliardë dollarë dhe në të do të gjendet një port.” Duke theksuar se në të ardhmen në ishull mund të ndërtohet edhe një aeroport, Katz ka theksuar se ky ishull planifikohet të lidhet me Rripin e Gazës përmes një ure të gjatë pesë kilometra.
Sipas deklaratës së Katz, kontrolli i sigurisë së ishullit do t’i takojë Izraelit, ndërkohë që menaxhimi i ishullit do të jetë në duar të palestinezëve dhe komunitetit ndërkombëtar.