Gamze Türkoğlu Oğuz
31 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
SINGAPOR (AA) – Princi trashëgimtar britanik i Uellsit, Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla vizitën e tyrë njëmbëdhjetë ditëshe në Azi e filluan në Singapor, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidentja e Singaporit, Halimah Yacob në rezidencën Istana priti princin dhe bashkëshorten e tij. Për princin Charles kjo është vizita e dytë zyrtare në këtë vend, ndërsa për bashkëshorten e tij e para. Gjatë pritjes në rezidencën morën pjesë kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong dhe bashkëshortja e tij.
“Vizita është tregues i marrëdhënieve të gjata mes Singaporit dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Singaporit.
“Vizita është tregues i marrëdhënieve të gjata mes Singaporit dhe Mbretërisë së Bashkuar”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Singaporit.