Murat Karadağ
24 Nëntor 2017•Përditësim: 24 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman lidhur me liderin e Iranit Ali Hamaney tha se është “Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetën amerikane New York Times (NYT), Selman për Hamaney ka përdorur shprehjen “Lideri i Iranit, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme”.
Selman thotë se duke u bazuar në përvojën në Evropë kanë arritur në rezultatin se nuk funksionon politika e kompromisit. “Ne nuk duam një Hitler të ri, i cili do të përsërisë në Iran dhe në Lindjen e Mesme, atë që ndodhi në Evropë”.
Duke folur për arrestimet në shtetin e tij për korrupsion Selman thotë se Arabia Saudite që nga viti 1980 është viktimë e këtij fenomeni negativ.
“Sipas vlerësimeve të ekspertëve, çdo vit 10 për qind të shpenzimeve në shtetin tonë keqpërdoren nga zyrtarët e niveleve të ndryshme. Shumë herë më parë u bë përpjekje që të luftohet korrupsioni. Por, nuk u arrit që të arrihet ndonjë rezultat meqë të gjitha ndërhyrjet u bënë tek ata të cilët janë të niveleve më të ulta”, tha Selman.
Princi trashëgimtar Selman vuri në dukje se në plan të parë të Komisionit për Luftimin e Korrupsionit ndodhen 200 zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite. Ai shton se të ardhurat të cilat do të përfitohen nga oferta e propozuar për rimbursim, për princët saudit të cilët po akuzohen me korrupsion, do të arrijë në 100 miliardë dollarë.
Selman duke folur për deklaratat e tij tha se “Po kthehemi kah Islami i moderuar”.
“Ne nuk po e ri-interpretojmë Islamin, por po e kthejmë në orgjinalin e tij, i cili praktikohej në Arabinë e para vitit 1979 dhe i përshtatshëm me sunetin e profetit".