Ahmet Gürhan Kartal
02 Gusht 2017•Përditësim: 03 Gusht 2017
LONDËR (AA) – Mijëra pasagjerë në aeroportet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, Heathrow dhe Gatwick mbetën të bllokuar të mërkurën nga shkaku i një problemi teknik me kompjuterët e British Airways, raporton Anadolu Agency (AA).
Dështimi i sistemin në aeroportin Heathrow, që shkaktoi ndaljen e kontrolleve të pasagjerëve ndodhi në vazhdën e grevës dy javore të ekuipazhit të British Airways nga pakënaqësia e pagave, që ka shtuar akoma më shumë telashet e kompanisë.
“Tani pasagjerët po kontrollohen normalisht pasi problemi i mëparshëm është zgjidhur. Ndjemë keqardhje për problemet që shkaktuan pengesat gjatë kontrolleve sepse rezultuan me disa vonesa për klientët tanë”, tha zëdhënësi i kompanisë, pas rregullimit të sistemit.
Më 19 korrik anëtarët e sindikatës më të madhe në Britani dhe Irlandë, “Unite” filluan një grevë 14 ditore.