Erbil Başay
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Mbështetësit e Lëvizjes Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta në qytetin Dresden të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbështetësit e PEGIDA-s të mbledhur në bulevardin "Königsufer" kanë mbajtur në duar pankarta dhe kanë hedhur slogane kritikuese ndaj politikave të qeverisë gjermane për refugjatët. Gjatë protestës të gjithë sëbashku protestuesit kanë kënduar këngë të Krishtlindjeve.
Tatjana Festerling, një prej drejtueseve të lëvizjes PEGIDA në një fjalim të mbajtur ka lavdëruar kandidatin për kandidaturën presidenciale nga partia Republikane në SHBA Donald Trump si dhe rritjen e forcave të djathta ekstremiste në Poloni, Hungari dhe Zvicër.
Ndërsa krijuesi i PEGIDA-s, Lutz Bachmann ka njoftuar anulimin e protestës që ishte planifikuar të mbahej në Dresden më 11 janar dhe u shprer se në vend të kësaj do të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet me rastin e përvjetorit të parë të LEGIDA-s e cila është formuar duke u ndikuar nga PEGIDA.
Iniciativa studentore Durchgezaehlt ka njoftuar se në protestën e PEGIDA-s kanë marrë pjesë 6 deri në 8 mijë protestues.
Ndërsa në anën tjetër mësohet se në sheshet “Schlesicher Platz”, “Theater Platz” dhe “Carola Platz” janë mbajtur protesta kundër PEGIDA-s ku parashikohet se në këto protesta ka patur një pjesëmarrje mes 4 - 4 mijë protestues.
Gjithashtu theksohet se policia ka marrë masa të gjera sigurie për shkak se protestat e mbajtura në këto sheshe kanë qenë në një distancë të afërt me vendin ku po protestonte PEGIDA.
Policia e Dresdenit në një deklaratë ka theksuar se gjatë protestave të mbajtura kanë qenë në detyrë 2 mijë e 578 forca policie të ardhur edhe nga rajonet e tjera.
Në deklaratën ku vihet në dukje se një numër i madh i rrugëve është bllokuar theksohet gjithashtu se janë djegur 2 automjete dhe se po hetohet nëse këto zjarrvënie kanë lidhje me protestat e mbajtura.