Michael Sercan Daventry
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
LONDËR (AA) – Fluturimet nga aeroporti i Londrës, "London City Airport" janë anuluar të martën si pasojë e protestave të disa aktivistëve kundër mënyrës së trajtimit të njerëzve me ngjyrë në Britani të Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëntë protestues shkulën një trekëmbësh druri në aeroportin e Londrës duke u lidhur me strukturën në fjalë në pistën e fluturimit, që ka detyruar autoritetet e aeroportit të anulojnë fluturimet pasi ka qenë e pamundur që aeroplanët të nisen dhe të aterojnë në aeroport.
Siç mësohet, protestuesit kishin arritur të depërtojnë në brendësinë e aeroportit rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm.
Fotografitë e postuara në Facebook flasin për protestues të shtirë në tokë me pankarta afër vetes “Jeta e njeriut me ngjyrë ka rëndësi” (The Black Lives Matter ) dhe “Kriza klimatike është krizë racore”, ndërkohë që pranë tyre qëndronin një numër i vogël policësh.