Nour Mahd Ali Abu Aisha,Hacer Başer
17 Janar 2017•Përditësim: 18 Janar 2017
GAZA (AA) – Në Gaza është organizuar protestë në shenjë solidarizimi me palestinezët që gjenden në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrje nga Lëvizja Xhihadi Islam protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gaza, ndërsa përmes pankartave kërkuan lirimin sa më të shpejtë të palestinezëve që mbahen në burgjet e Izraelit.
Ahmed el-Mudellel, njëri nga drejtuesit e Xhihadit Islam, në fjalën e tij u shpreh se të gjithë të burgosurit palestinezë, me theks ata që kanë kaluar mbi 20 vite në burg, janë duke vuajtur nga praktikat arbitrare dhe të padrejta të izraelit.
“E paralajmërojmë Izraelin për shkeljet e të drejtave ndaj palestinezëve të cilët i mban në burgje”, tha Mudellel, duke theksuar se Izraeli është përgjegjës për jetën e të burgosurve.
Mudellel po ashtu u shpreh se në dispozicion janë të gjitha alternativat për t’i parandaluar shkeljet në fjalë.
Ndryshe, sipas të dhënave të autoriteteve palestineze, në burgjet e Izraelit gjendet afërsisht shtatë mijë palestinezë.