Ekip
01 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Nëntor 2017
BRUKSEL (AA) – Avokati belg i Carles Puigdemont tha se nuk pret që presidenti i shkarkuar i Katalonjës gjatë javëve në vazhdim të kthehet në Spanjë dhe sigurisht jo në marrjen në pyetje nga Gjykata kombëtare e cila është caktuar për të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avokati Paul Bekaert për mediat belge tha se “Puigdemont nuk shkon në Madrid”.
“Siç qëndrojnë tani gjërat, nuk shoh se do të kthehet gjatë disa javëve të ardhshme”, theksoi Bekaert.
Të gjithë 14 anëtarët e Qeverisë së shkarkuar të Katalonjës përballen me akuzat e mundshme për rebelim, meqë më 27 tetor u prononcuan se mbështesin deklaratën e pavarësisë nga Spanja.
Gjykata spanjolle të gjithë i urdhëroi që të enjten në Madrid të paraqiten në intervistim. Gjykatësi hetues, pa marrë parasysh nëse paraqiten ose jo, të premten do të mund të lëshojë urdhër për arrestimin e tyre.
Bekaert theksoi se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, vendimin për këtë duhet ta marrin autoritetet belge.