Ekip
20 Shtator 2017•Përditësim: 20 Shtator 2017
BARCELONË (AA) - Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka thënë se Spanja është duke treguar "qëndrim totalitar" me arrestimin e zyrtarëve katalonjas dhe nënpunësve rajonal, por ka premtuar se referendumi për pavarësi do të mbahet pavarësisht paralajmërimeve të Gjykatës për mos mbajtjen e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhandarmëria spanjolle operacion në Katalonjë, ndalohen 12 persona
Puigdemont të mërkurën u paraqit me anëtarët e qeveris së tij, pas disa arrestimeve në operacionet të cilat ende vazhdojnë nga Garda civile spanjolle. Në mesin e të arrestuarve është edhe Josep Maria Jove, sekretari i përgjithshëm i çështjeve ekonomike dhe zëvendëspresidenti i Katalonjës, Oriol Junqueras.
Udhëheqësi i Katalonjës ka thënë se operacionet policore janë të paligjshme dhe se kanë për qëllim të pengojnë katalonjasit të dalin në referendumin e 1 tetorit.
Referendumi për pavarësinë e Katalonjës është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të qeverisë qendrore e cila e ka quajtur joligjore.
Puigdemont ka theksuar se hapat e qeverisë qendrore çojnë drejt pezullimit të vetëqeverisjes katalonjase.