Ali Cura
21 Nëntor 2018•Përditësim: 21 Nëntor 2018
SOÇI (AA) – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në kuadër të Samitit të Liderëve G-20 mund të takohet me princin trashëgimtar të Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë nëse do të takohet me princin trashëgimtar bin Salman, në samitin e Liderëve G-20, në lidhje me gjendjen në tregjet e naftës.
Duke u shprehur se takimi nuk mund të përjashtohet, Peskov tha se nuk e di se çfarë tema do të diskutohen, por theksoi se mund të diskutohet edhe për gjendjen në lidhje me tregjet e naftës.Samiti i Liderëve G-20 do të organizohet mes datave 30 nëntor-01 dhjetor në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.