Diyar Güldoğan
22 Tetor 2019•Përditësim: 23 Tetor 2019
Pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, presıdenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia i kupton hapat e Turqisë në lidhje me mbrojtjen e sigurisë së saj kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin njoftoi se Komiteti Kushtetues Sirian do të zhvillojë takimin e tij të parë në 29-30 tetor në Gjenevë.
"Janë marrë vendime pas një pune të gjatë për të zgjidhur problemin në kufirin Siri-Turqi", tha Putin.
Putin po ashtu theksoi se garantimi i stabilitetit të qëndrueshëm në Siri mund të arrihet vetëm duke respektuar integritetin territorial të vendit.
“Ky është një qëndrim parimor dhe ne kemi diskutuar në detaje me
presidentin e Turqisë. Është e rëndësishme që partnerët tanë të ndajnë këtë
qasje”, tha Putin.