Hakan Ceyhan Aydoğan
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin tha se avionët e vendit të tij deri tani duke kryer mbi 10 mijë fluturime në Siri kanë qëlluar mbi 30 mijë objektiva, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin në një fjalim në takimin e mbajtur në qytetin Soçi me zyrtarët të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe të industrisë ushtarake ka theksuar se që nga ndërhyrja e Rusisë më 30 shtator e deri tani duke kryer mbi 10 mijë fluturime në Siri kanë qëlluar mbi 30 mijë objektiva.
Presidenti rus ka vënë në dukje se forcat ruse në Siri kanë lëshuar 115 raketa nga ajri dhe deti si dhe avionët bombardues me rreze të gjatë të ngritur nga Rusia kanë kryer 178 fluturime.