Emre Gürkan Abay
11 Nëntor 2017•Përditësim: 12 Nëntor 2017
DA NANG (AA) – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se deklarata e përbashkët politike për Sirinë, e nënshkruar me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ka një rëndësi të madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
“Por mos arritja e zhvillimit të një takimi të ndarë me Trump, tregon se kriza mes shteteve tona është duke vazhduar”, tha Putin në një deklaratë për mediat lidhur me takimin me Trump në qytetin Da Nang të Vietnamit në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Presidenti rus tha se me Trump kanë zhvilluar një takim “miqësor dhe konstruktiv”.
“Ne jemi të gatshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat të cilat do të jenë në interes të të dy popujve, duke hapur një faqe të re të marrëdhënieve tona me SHBA-të”, tha Putin.
Ai vuri në dukje se deklarata e përbashkët për Sirinë, ka një rëndësi të madhe për SHBA-të, Rusinë dhe shtetet tjera.
“Me këtë deklaratë theksohet rëndësia e vazhdimit të luftës kundër terrorizmit. Kjo ka rëndësi të veçantë në përputhje me sulmet tragjike terroriste në SHBA që ndodhën kohëve të fundit”, tha Putin.
Sipas tij, me këtë deklaratë të përbashkët është konfirmuar mbështetja për integritetin territorial të Sirisë.
“Pasi të përfundojë rreziku nga terrorizmi në këtë vend, në drejtim të vendimeve të BE-së, do të lëvizim drejt një zgjidhjeje politike”, tha Putin.