Emre Gürkan Abay
28 Prill 2023•Përditësim: 28 Prill 2023
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret me të cilin përjashtoi "vendet mike" nga ndalesa i shitjes së naftës ruse, masë e vendosur në përgjigje të kufizimit të çmimeve, transmeton Anadolu.
Sipas dekretit, i cili thuhet se ka hyrë në fuqi nga sot, “vendet mike” janë përjashtuar nga vendimi i ndalesës së furnizimit me naftë për vendet pjesëmarrëse në aplikimin e çmimit maksimal për naftën ruse.
Më 27 dhjetor, Putin nënshkroi një dekret që ndalonte furnizimet me naftë dhe produkte të naftës për vendet që vendosën një kufi maksimal të çmimi të naftës ruse.
Ky vendim erdhi pasi vendet e BE-së dhe grupit G-7 ranë dakord të vendosin një kufi maksimal të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për naftën ruse, duke synuar të kufizojnë paratë që Rusia mund të fitojë nga nafta përderisa vazhdon lufta në Ukrainë.
Disa vende që vazhdojnë të blejnë naftë ruse, veçanërisht Kina dhe India, kanë kërkuar zbritje nga Rusia, duke theksuar rrezikun e mundshëm të sanksionimit.