Mohamad Misto,Ayşe Aktaş
02 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
HASEKE/ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK në Siri ka mbyllur Zyrën e Sekretarisë të Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë (ENKS) në Kamishli, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë prej burimeve lokale mësohet se Zyra e fundit e ENKS e cila ndodhet në lagjen Batısemt në Kamishli është mbyllur në orët e para të mëngjesit nga persona të armatosur të lidhur me PYD-në.
Gjithashtu mësohet se pjesëtarët e PYD/PKK-së kanë vulosur zyrën pasi që kanë nxjerrë nga zyra anëtarët e këshillit të ENKS.
Ndërsa pas kësaj thuhet se anëtarët e ENKS kanë protestuar duke u ulur para zyrës.
Përfaqësuesi i ENKS Fuad Aliko në një deklaratë për AA-në ka konfirmuar mbylljen e zyrës.
"Javën e kaluar ne u përpoqëm të hapnim një prej zyrave të mbyllura në Kamishli, ku pas 24 orësh zyrat u mbyllën sërish. Kërkojnë nga ne që të kryejmë kërkesë për liçencë, ne këtë e refuzojmë. Ne jemi insistues dhe do të bëjmë çdo gjë për të rihapur zyrat", tha Aliko.
Organizata terroriste PYD/PKK në 1.5 muajt e fundit në veri të Sirisë ka mbyllur 40 zyra të ENKS.