Selen Tonkuş,Halit Süleyman
02 Tetor 2015•Përditësim: 03 Tetor 2015
HOMS (AA) - Në objektivin e sulmeve ajrore të nisura në Siri nga Rusia tregohet se qëndron dobësimi i forcave të Ushtrisë Siria e Lirë e cila dominon në rajonin Hama-Homs, ku në veri kufizohet me rajonin Latakia dhe në jug me Damaskun, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria ruse edhe pse ka pretenduar se në operacionet ajrore të nisura në Siri ka qëlluar objektivat e DAESH në Hama, Homs dhe Idlib, ajo ende nuk ka shfaqur detajet e vendeve të bombarduara.
Ndërsa sipas burimeve lokale theksohet se sulmet ruse janë përqendruar në rajonet Mukramiye dhe Zafaraniye të komunave Telbise dhe Rastan në veri të Homsit dhe në rajonin El Latamne në veri të Hama-s. Theksohet gjithashtu se në sulme kanë humbur jetën të paktën 32 civilë dhe janë plagosur më shumë se 200 të tjerë.
Sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe Ministri i Mbrojtjes së Francës, Jean Le Drian njoftuan se sulmet ruse janë ndërmarrë në rajonet ku nuk ndodhet i pranishëm DAESH.
Ndër të tjera theksohet se në Idlib dhe në Homs nuk ka elementë të DAESH, por vihet në dukje se organizata ka nën kontroll vetëm disa pika në pjesën jugore të rajonit Hama.
Regjimi i Asadit i ngecur në pjesë perëndimore të Sirisë, në veri ka nën kontroll qendrën e Alepos (Halep) dhe bregun veriperëndimor si dhe linjën e shtrirë në jugperëndim të vendit nga Latakia në Damask. Ndërsa në lindje është kapur pas qendrave të rajoneve Dejr'uz Zor dhe Haseke.
Ndërsa në Idlib në verilindje të Latakia mbizotërojnë opozitarët e Ushtrisë Fetih të cilët përmes jugut ushtrojnë presion mbi këtë zonë. Opozitarët të cilët synojnë që prej muajit korrik e këtej të sulmojnë drejtpërdrejtë Latakian e cila cilësohet si "Kalaja e regjimit" i kanë dhënë rëndësi linjës Idlib-Hama-Homs e cila mbetet mes Latakai-Damask. Ushtria Fetih në sajë të përparimeve ka mundur të marrë nën kontroll një të tretën e rajonit Sehl Gab i cili ndodhet në veriperëndim të Hama dhe në jug të Idlibit i cili cilësohet edhe si "dera e hapur në Latakia".
Marrja nën kontroll e rajonit Takakia nga Asadi është e lidhur me marrjen nën kontrollin e plotë të rajonit Hama-Homs e cila arrin në Damask nga jugperëndimi.
- Objektivi strategjik, forcat e Ushtrisë Siria e Lirë në Hama dhe Homs-
Popullata sunnite e cila jeton në rajonet e kontrolluara nga opozitarët në Rastan dhe Telbise mes Hama dhe Homs ndodhet nën rrethimin e forcave të Asadit. Forcat e Ushtrisë Siria e Lirë e cila prej një kohe të gjatë ndodhet nën presionet e sulmeve ajrore të regjimit, afërsisht që prej 3 vitesh i kanë ndërprerë lidhjet e drejtpërdrejta të regjimit në rajonin mes Hama dhe Homs. Regjimi për transportin midis dy rajoneve përdor rrugët dytësore ose vijën bregdetare e cila është goxha me lartësira dhe përmes Tartus. Por gjithashtu theksohet se edhe rrugët dytësore veçanërisht ato në lindje të Hama dhe Homs herë pas here janë të pambrojtura kundër sulmeve të opozitarëve.
Për të gjitha këto arsye forcat e Ushtrisë Siria e Lirë janë objektivat parësore të regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij ushtarët e Rusisë.
Sulmet ajrore duke dobësuar dhe duke pastruar Forcat e Ushtrisë Siria e Lirë që ndodhen në mes të Hama dhe Homs do të nxjerrin në pah një rrip zone të sigurtë në linjën Damask-Homs-Hama. Gjithashtu në sajë të mbështetjes më të fortë që regjimi do të ofrojë në Hama do të nisë të vendosë nën presion opozitarët në territoret e Idlibit.
Ndër të tjera theksohet se nëse forcat e Asadit dhe sulmet ajrore të Rusisë do të jenë të suksesshme, bashkë me këtë do të parandalohet edhe bashkimi i opozitarëve në zonat rurale përreth Idlibit, Hama-Homs.