Ayhan Şimşek
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
FRANKFURT (AA) – Aviokompania gjermane Lufthansa sot do të anulojë 878 fluturime, prej të cilave 51 ndërkombëtare, për shkak të grevës së pilotëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëkohësisht për arsye të njëjta kompania e vogël Eurowings në pronësi të Lufthansa-s dje anuloi rreth 60 fluturime. Greva e pilotëve do të prek rreth 100.000 pasagjerë, thuhet në njoftimin e aviokompanisë gjermane Lufthansa, dhe shtohet se partnerët do të marrin më shumë se 2.210 fluturime.
Sindikata e pilotëve bëri thirrje për grevë 24 orëshe duke kërkuar rritjen e rrogave të cilat për herë të fundit janë rritur në vitin 2011.
Nga Sindikata e pilotëve gjermanë Vereinigung Cockpit (VC) bënë thirrje për grevë 24 orëshe duke filluar nga mesnata, pasi nuk u arrit marrëveshje me punëdhënësit.
Ndryshe, Vereinigung Cockpit (VC) kërkojnë rritje vjetore prej 3.66 përqind ndërsa punëdhënësi nuk dëshiron të rrisë rrogat.
Nga Sindikata e pilotëve gjermanë po ashtu njoftuan se negociatat mes pilotëve dhe Lutfhansa-s nuk patën sukses.