Derya Gülnaz Özcan,Tevfik Durul
18 Nëntor 2021•Përditësim: 18 Nëntor 2021
Punonjësit e metrosë dhe tramvajit në Greqi hynë në grevë njëditore në shenjë proteste për shkak të vdekjes së një kolegu në një aksident pune më 16 nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë shtetërore greke AMNA, një grevë 24-orëshe është paralajmëruar në një njoftim të përbashkët nga Sindikata Greke e Hekurudhave. Punonjësit në një deklaratë kanë kërkuar rritjen e masave mbrojtëse për të parandaluar aksidentet në punë.
Shtohet se punonjësit në këtë mënyrë duan t'i japin lamtumirën e fundit kolegut të tyre që humbi jetën.
“Kërkojmë që të zbardhen shkaqet e aksidentit dhe të dënohen përgjegjësit”, thuhet në njoftim.
Në aksidentin e ndodhur më 16 nëntor, një automjet i cili po punonte për mirëmbajtjen e shinave, për shkak të defektit të frenave ka goditur një mjet të metrosë që ka qenë pa pasagjerë dhe ka humbur jetën një punëtor 41-vjeçar.