Muhammet Kurşun
22 Nëntor 2021•Përditësim: 22 Nëntor 2021
Alexander Lavrentiev, përfaqësuesi special për Sirinë, i presidentit të Rusisë Vladimir Putin u takua në Teheran me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme iraniane thuhet se pas Damaskut, Lavrentiev dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin kanë mbërritur në kryeqytetin iranian ku kanë diskutuar me Abdollahian për "marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në rajon dhe situatën në Siri".
Abdollahian në takim tha se në kuadër të procesit të Astanas "negociatat ndërmjet sirianëve janë rrugëzgjidhja e vetme politike për krizën në vend".
Ministri iranian tha se me Rusinë dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin afatgjate dhe të përhershëm. Ai vuri në dukje "rëndësinë e bashkëpunimit të Moskës dhe Teheranit për rindërtimin e Sirisë".