Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
31 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
DAMASK (AA) - Përfundon evakuimi i luftëtarëve opozitarë dhe i civilëve në Luginën Barada e cila është sulmuar nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij në Siri. Gjithashtu ka mbërritur në rajonet periferike të Idlibit autokolona e fundit e evakuimit e cila ishte nisur në orët e para të mëngjesit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në rajon, mësohet se autokolona e fundit e cila ka mbetur e detyruar të largohet nga Lugina Barada nën rrethimin e regjimit dhe mbështetësve të tij në veriperëndim të Damaskut përbëhej nga 70 opozitarë të plagosur dhe 800 civilë.
Autokolona e përbërë nga 19 autobusë e cila ka dalë nga rajoni i Luginës Barada në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në rajonet periferike të Idlibit, ku personat e evakuuar janë vendosur në qytetet çadër në rajonet Eriha në Srrmin dhe në Deyr Hasan në Serakib.
Pas marrëveshjes së arritur ditën e shtunë mes regjimit të Asadit dhe opozitarëve ushtarakë për evakuimin e rajonit ditën e djeshme një grup i prej 300 personash i përbërë nga opozitarë të plagosur dhe civilë kishin mbërritur në pjesën periferike të Idlibit me 42 autobusë dhe 11 ambulanca. Parashikohet se afërsisht 2.100 persona janë evakuuar nga rajoni pas marrëveshjes.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe opozitarët ushtarakë të vendosur përreth Luginës do të braktisin zonën 48 orë pas largimit të opozitarëve brenda rajonit. Ndër të tjera ishte bërë e ditur se ata që dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë në Barada mund të qëndrojnë në rajon duke bërë kompromis me regjimin.
Ushtria e regjimit dhe Hizbullah-u bombarduan për 5 javë
Ushtria e Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës së regjimit pavarësisht armëpushimit të shpallur me 30 dhjetor nën garantimin e Turqisë dhe të Rusisë vazhduan sulmet ndaj Luginës Barada.
Lugina Barada në të cilën më parë nuk përjetoheshin konflikte, pas përfundimit të evakuimeve të civilëve dhe opozitarëve nga Halepi ishte vënë në objektiv të sulmeve, ku ushtria e regjimit dhe Hizbullahu pavarësisht garancisë së Rusisë injoruan armëpushimin duke kryer bombardime të rënda për 5 javë rresht ndaj luginës nën rrethim.
Lugina Barada ndodhet 16 km nga qendra e Damaskut, dhe 12 km nga kufiri me Libanin, si dhe në këtë zonë ndodhet burimi Ajn el-Fica që është një prej burimeve kryesore të ujit për kryeqytetin.