Mahmut Geldi,Ahmed Abdelsalam Ahmed Nassr
10 Mars 2016•Përditësim: 10 Mars 2016
RIJAD (AA) - Ka përfunduar stërvitja e ushtrive të 20 vendeve e cila mbante emrin ''Ra'du'sh Shimal'' (Zhurma e Qiellit të Veriut), raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e mbylljes së stërvitjes ushtarake në veri të Arabisë Saudite u ndoq nga mbreti Salman bin Abdulaziz dhe zyrtarë të lartë nga 11 vende, duke përfshirë presidentët e Egjiptit, Sudanit dhe Jemenit, emirët e Kuvajtit dhe Katarit si dhe kryeministrin e Pakistanit.