Fatma Esma Arslan
04 Shkurt 2018•Përditësim: 05 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK, duke u munduar që të përdorin foshnjën Umame që humbi jetën në Gutën Lindore të rrethuar nga regjimi i Asadit vazhdojnë propagandën njollosëse, ndërsa fotografinë nga qyteti lindor i Turqisë, Tunceli, e shpërndanë me gënjeshtrën "TSK dëmton monumentet historike në Afrin", raporton Anadolu Agency (AA).
Zbulohet se edhe 3 fotografi të tjera të përdorura në rrjetet sociale për njollosjen e Operacionit "Dega e Ullirit" të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në veriperëndim të Sirisë, Afrin, kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, nuk e reflektojnë të vërtetën.
Është zbuluar se fotografia e trupit të pajetë të fëmijës të shpërndarë me gënjeshtrën "TSK merr në shënjestrim fëmijët" është shkrepur në Halep më 10 qershor 2013.

Ndërsa fotografia me pretendim se "TSK dëmton monumentet historike në Afrin", është zbuluar se është e një monumenti historik mesjetar të konfiskuar gjatë një operacioni kundër PKK në Tunceli më 31 janar.

Përkrahësit e organizatës terroriste, Gutën Lindore e cila qëndron nën rrethimin e regjimit të Asadit përsëri e përdorën për propagandën e tyre njollosëse.
Fotografia e shpërndarë si "Foshnja e cila u vra nga TSK në Afrin", është zbuluar se është e foshnjës 1,5 vjeçe Umame cila humbi jetën nga kequshqyerja dhe mungesa e ilaçeve për shkak të rrethimit në Gutën Lindore.

Më parë njëri nga udhëheqësit e PYD/PKK-së, Salih Müslim kishte shpërndarë fotografinë e fëmijëve nga Guta Lindore duke thënë se "ata janë nga Afrini”.
Në fotografinë e ushtarit me flamur të Turqisë, të shkrepur nga AA, më 28 janar të vitit 2018, në kodrën Burseya që ka rëndësi strategjike për Afrinin, ishte bërë montazh i një pamje të DEASH-it.
Përkrahësit e organizatës terroriste, dje në një pankartë të përgatitur për mitingun e mbajtur në Gjermani, përdorën një fotografi të një vajze të vogël sikur të ishte nga Afrini.