Alaattin Doğru
23 Prill 2020•Përditësim: 23 Prill 2020
Së paku 13 persona janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur që ka ndodhur në jugperëndim të Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përleshja ndodhi në rajonin Songololo në të cilën vepron lëvizja e armatosur politiko-fetare Bundu Dia Kongo (BDK).
Mediat lokale njoftuan se policia ka intervenuar pas informimit se militantët e BDK-së u takuan në një objekt për t’iu përgjigjur sulmit ndaj krerëve të autoriteteve krahinore në Songololou.
Në shkëmbimin e zjarrit janë vrarë së paku 13 persona, përfshirë edhe dy policë, ndërsa rëndë janë plagosur 8 persona.
BDK është një lëvizje e themeluar në vitin 1969 nga ish-deputeti Mwanda Nsemi dhe operon në provincat e Kongos Qendrore. Qëllimi i organizatës është të krijojë një shtet të Kongos mbi baza etnike, ndërsa ai shtet do të merrte gjithashtu pjesë të Angolës dhe Republikës së Kongos.
Nsemi u arrestua në mars të vitit 2017 për nxitje të një kryengritjeje kundër presidentit të atëhershëm, Joseph Kabila ndërsa dy muaj më vonë shpëtoi nga paraburgimi.