Umur Koçak Semiz
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
LAGOS (AA) - Në shtetin Nasarawa, në pjesën qendrore të Nigerisë, nga përleshjet mes grupeve rivale kanë humbur jetën 38 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Platforma e Raportit të Pakicës thuhet se: ''Në sulmin e barinjve nga fisi Fulani ndaj fiseve Afo dhe Udeni Magaji në shtetin Nasarawa janë vrarë 38 persona. Ndërsa për shkak të përleshjeve shumë njerëz që jetojnë në fshatrat Amaku, Agbashi, Odeni u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre''.