Atilla Hancı
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
LAGOS (AA) - Në operacionet që u ndërmorrën në veri të Nigerisë kundër grupit rrebel Boko Haram janë shpëtuar 31 persona të cilët ishin marrë peng nga organizata, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë Sani Osman njoftoi se janë ndërmarrë operacione në pyllin Smbisa në rajonin Borno i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës Boko Haram.
"Forcat e sigurisë kanë pastruar kampet Faldan, Kidiziromari, Kuroshini, Kurumari dhe Ngulda të cilët ndodheshin nën kontrollin e organizatës, ku dhe nga organizata janë rimarrë nën kontroll 15 fshatra. Gjthashtu janë rikthyer nën kontroll rrugët në rajon dhe janë shpëtuar 31 persona të cilët mbaheshin peng. Në afërsi të rajonit Leje janë vrarë dy anëtarë të organizatës të cilët ishin përpiqeshin të ikin", ka deklaruar Osman.
Ai tha se forcat e sigurisë kanë penguar kalimin në kufi të kafshëve të gjalla nga organizata. "Boko Haram financon aktet terroriste duke fituar para nga blegtoria dhe aktivitetet e paligjshme", shton zëdhënësi i ushtrisë nigeriane.
Ndryshe, Boko Haram në Nigeri me popullsi prej 160 milionë banorësh është vendi më i populluar në Afrikë është shfaqur në fillim të viteve 2000. Në aktet e dhunës masive të cilat nisën pas vitit 2009 pasi lideri i organizatës Muhammed Yusuf humbi jetën gjatë periudhës kur ai ishte i arrestuar thuhet se deri më tani janë vrarë mbi 13 mijë persona.
Ndërsa presidenti i vendit Muhammed Buhari i ka dhënë afat ushtrisë që deri në dhejtor të eliminojë grupin rrebel Boko Haram.