Kristina Maslareviç
07 Janar 2016•Përditësim: 08 Janar 2016
BEOGRAD (AA) – Gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka ofruar ndihmën e Qeverisë së Serbisë për rehabilitimin pas përmbytjeve që goditën disa komuna të Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç deklaron Zyra për shtyp e kryeministrit të Serbisë, Vuçiç sot ka biseduar në telefon me Mustafën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, dhe me "këtë rast ka ofruar ndihmën e qeverisë së tij, për rehabilitimin pas përmbytjeve që goditën disa komuna të Kosovës".