Andelija Stojkovic
17 tetor 2022•Përditësim: 18 tetor 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar bisedë me të dërguarin special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, rreth çështjeve të hapura në dialog, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ne vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur vendin dhe popullin tonë, duke këmbëngulur në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar", ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram pas takimit.
Ai shtoi se biseda ishte "serioze dhe e përgjegjshme"