Gamze Türkoğlu Oğuz
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
COLOMBO (AA) - Së paku 8 persona humbën jetën nga përmbytjet të shkaktuara nga shirat e dendur në Sri Lankë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive, njoftohet se nga stuhitë dhe përmbytjet në ditët e fundit në të gjithë vendin, kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë, ndërsa 8 persona rezultojnë të zhdukur.
Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se për shkak se shirat ende vazhdojnë, më shumë se 134 mijë njerëz janë dërguar në zona të sigurta. Zëdhënësi i marinës së Sri Lankës, Ekrem Alavi, tha se 24 ekipe të shpëtimit ishin vendosur në të gjithë vendin.