Ayşe Aktaş
28 Maj 2017•Përditësim: 29 Maj 2017
COLOMBO (AA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që ndodhën ditë më parë në shtetin e Azisë Jugore, Sri Lankë, është rritur në 146, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e publikuar nga Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive në Sri Lankë, thuhet se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit kanë humbur jetën 146 persona, ndërsa është humbur kontakti me 112 persona të tjerë.
Në raportin të cilin u theksua se 52 persona janë plagosur, theksohet se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë ndikuar 442.299 persona.
Në vendin të cilin të paktën 100 mijë persona janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre, Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive paralajmëroi që urgjentisht duhet të bëhet evakuim nga disa rajone ku është rritur niveli i ujit në lumenj.
Gjeneral Majori Sudantha Ranasinghe, i cili është në krye të ekipit për kërkim-shpëtim, theksoi se ushtarët kanë arritur në të gjitha rajonet të prekura nga përmbytjet. Njoftohet se reshjet do të vazhdojnë sot dhe nesër.
Në pjesën qendrore të Sri Lankës edhe në muajin maj të vitit të kaluar kishin ndodhur rrëshqitje të tokës ku humbën jetën më shumë se 100 persona.