Mohamed Elkhatem,Mahmut Geldi
15 Gusht 2016•Përditësim: 16 Gusht 2016
KHARTOUM (AA) - Rritet në 101 numri i personave që kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Sudanit, Husejin Ebu Salih, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se në përmbytjet e ndodhura për shkak të shirave intensiv ditën e djeshme dhe sot në rajonin Kesla të kryeqytetit Khartoum kanë humbur jetën edhe 25 persona.