Mohamed Elkhatem,Hacer Başer
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
HARTUM (AA) - Njoftohet se si pasojë e përmbytjes të shkaktuara nga shirat e dendur në Sudan, numri i të vdekurve është rritur në 152, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, theksohet se si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 152 persona, mes të cilëve 14 nga kryeqyteti Hartum.
Në deklaratë paralajmërohen banorët që jetojnë në afërsi të lumit Nil se niveli i ujit mund të rritet.