Associated Press
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Dy anije mallrash u përplasën sot në jug të Suedisë ndërsa të paktën 2 persona rezultojnë të zhdukur, theksuan autoritetet daneze dhe suedeze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat raportuan se British Scot Carrier dhe anija daneze Karin Hoej u përplasën në jug të Ystad në Suedi, pranë ishullit danez Bornholm.
Një nga anijet u përmbyt gjatë përplasjes. “Disa anije dhe helikopterë janë dërguar në vendngjarje”, theksuan autoritetet në Suedi dhe Danimarkë.
Nuk dihen shkaqet e përplasjes, por dyshohet se incidenti ka ndodhur për shkak të dukshmërisë së dobët të shkaktuar nga mjegulla.