Selçuk Acar
27 Gusht 2017•Përditësim: 28 Gusht 2017
NEW YORK (AA) – Qeni Otis, i cili mbante ushqimin e tij brenda një qeseje, u bë “heroi” i uraganit të katastrofës Harvey, ku në qytetin e parë të prekur në qytetin Rockport të SHBA-ve humbi jetën të paktën një person dhe u plagosën 12 persona, raporton Andolu Agency (AA).
Uragani Harvey, i cili është aktiv në shtetin Teksas të SHBA-ve, uli fuqinë dhe u shndërrua në stuhi tropikale, ndërkaq përmbytjet e shkaktuara nga ky uragan vështirësuan jetën e qytetarëve. Gjatë kësaj kohe një qen i llojit German i quajtur Otis, i cili së bashku me veten ka shpëtuar edhe çantën ku ndodhej edhe ushqimi i tij, bëri që ai të shpallet “hero” në këtë shtet.
Fotografia e Otisit duke ecur në qytetin Sinton të Teksasit, ku mbante çantën në të cilën ndodhej ushqimi për qen, ka sjellë interesim të madh në rrjetet sociale. Fotografia e tij u shpërnda në rrjetin social Facebokk të paktën 10 mijë herë.
Për shkak të uraganit të kategorisë së katërt, që zbriti në një stuhi tropikale të kategorisë së parë, së bashku me erën në shpejtësi deri në 150 kilometra në orë dhe reshjet e shiut, po shkaktojnë përmbytje.
Shkolla publike dhe objekti i Gjykatës së qytetit Rockport të Corpus Christi-t në SHBA, i cili është vendi i parë i prekur nga uragani, pësuan dëme të mëdha, ndërkaq konfirmohet se një person ka humbur jetën dhe se 12 të tjerë janë plagosur.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, nuk dha informacione për humbje të jetës, por njoftoi se 50 nga 254 zona administrative janë shpallur zona katastrofe.
Personat të cilët jetojnë në afërsi të Lumit Brazos së rajonit të qytetit Houston u evakuuan. Në punimet kundër kësaj katastrofe po marrin pjesë 1.300 ushtarë.
Paralajmërohet se stuhia Harvey dhe përmbytjet ende mund të shkaktojnë rrezik për jetën e njerëzve.