Sayed Khodaiberdi Sadat
10 shtator 2020•Përditësim: 10 shtator 2020
Zëvendëspresidenti i Afganistanit Sarwar Danish tha se talebanët më në fund duhet të ulen në tryezën e negociatave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një ceremoni në Kabul, Danish deklaroi se paqja është çështje vitale për popullin e Afganistanit.
Duke theksuar se qeveria afgane ka hequr të gjitha pengesat në rrugën drejt paqes, Danish porositi se tani kohën e kanë talebanët.
“Talebanët tani duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe të ulen në negociata”, theksoi Danish.
Sipas tij, duhet të fillojnë me negociatat sa më parë dhe pozitivisht t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.