Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
IDLIB (AA) - Civilët e evakuuar nga Halepi, vend ky që ishte i rrethuar nga forcat e regjimit dhe grupet terroristë, mundohen të harrojnë atë që përjetuan atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët të cilët kanë lindur dhe janë rritur në këtë vend dhe që janë detyruar të dalin nga Halepi i tyre treguan për AA shpresat e tyre se një ditë do të kthehen në vendin përjetuan tmerrin për shkak të sulmeve të regjimit dhe grupeve terroriste.
Fëmijët, gratë dhe të moshuarit të cilët mundohen të ngrohen me batanijet dhe ushqimin e dhënë nga shoqatat në kampin e përkohshëm në Idlib thonë se janë nxjerrë me zor nga Halepi.
Ummu Muhammed, nëna nga Halepi, thotë se kohët e fundit jeta atje u vështirësua shumë dhe se për shkak të bombardimeve të rënda, shumë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre.
"Nuk na lanë në shtëpitë tona. Duruam ndaj çdo gjëje, ndaj urisë, ndaj etjes, madje duruam edhe bombat të cilat ranë mbi kokat tona si shi", tha Ummu Muhammed dhe më pas shtoi se për shkak të bombardimeve rrugët ishin të bllokuara me gërmadha.
Ndërkohë në vijim Ummu Muhammed duke thënë se bombat e hedhura nga regjimi kishin veti tërmetesh dhe se ai ka provuar armë të reja në Halep, shton: "U detyruam të dalim nga Halepi vetëm me rrobat që kishim veshur."
Ndërkohë në vijim të fjalës së saj Ummu Muhammed thotë se kërkon që të shkojë në Halepin verior, si dhe falënderon Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për çdo gjë që ka bërë për ta.
Një tjetër e evakuuar, 12 vjeçarja Sevsen Abush duke vënë në dukje se gjendja në Halepin Lindor ishte shumë e vështirë thotë: "Nuk na kishte mbetur asnjë gjë për të ngrënë. Bashari na la pa asnjë gjë."
Do të kthehemi përsëri në Halep
Një tjetër qytetar i Halepit, Mesud Ebu Salih thotë: "Pasha Allah-un ne ikëm nga Halepi me anë të forcës. Për shkak të gazit klorur, për shkak të bombave dhe raketave. U nxorëm nga Halepi me dhunë dhe forcë. Shpresa jonë është të kthehemi përsëri atje. Do të kthehemi përsëri në shtëpitë tona, në tokat tona, në Halepin tonë."
"Duam të shkojmë në zonën e sigurisë, veri të Halepit"
Një tjetër qytetar i lindjes së Halepit, Ebu Muhammed thotë: "Hoqëm shumë në lindje të Halepit. Mbetëm nën bombardime të rënda. Nuk deshëm të ikim nga Halepi. Un jam prej 6 vitesh në lindje të Halepit. Ajo që shpresojmë është hapja e një korridori në mënyrë që të shkojmë në veri të Halepit. Ne duruam 6 vite bombardime për të mos dalë nga Halepi. Edhe pse vazhdon të na japë, kërkojmë ndihmë nga Turqia për të sëmurët. Nuk duam të qëndrojmë në këto kampe. Duam të shkojmë në veri të Halepit për të ardhmen e fëmijëve tanë."
Ndërsa një tjetër qytetar i Halepit, Rami Maruf thotë se është nxjerrë me zor nga qyteti në të cilin ka lindur dhe është rritur. "U nxorëm nga Halepi me forcën e Rusisë dhe Iranit. U detyruam të largohemi nga Halepi. Kërkojmë nga Turqia që të na mundësojë një korridor drejt veriut të Halepit. Për të ardhmen e fëmijëve tanë duam që të shkojmë në një zonë ku nuk bombardohet nga avionët."