Qays Abu Samra,Zeynep Tüfekçi
01 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Nëntor 2016
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite të hënën kanë vrarë një palestinez të armatosur i cili siç pretendohet në Bregun Perëndimor ka lënduar tre ushtarë izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi se palestinezi ka kryer sulmin në një post-bllok kontrollues në afërsi të Ramallahut, duke pretenduar se janë lënduar tre ushtarë. Bëhet e ditur se ushtria izraelite u kundërpërgjigj me armë zjarri dhe vrau palestinezin.
Sipas dëshmitarëve, forcat izraelite të sigurisë u kundërpërgjigjen me armë zjarri dhe vranë personin. Forcat izraelite, siç pohojnë dëshmitarët, nuk u lejojnë gazetarëve qasje në rajonin ku ndodhi incidenti.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze njoftoi se ushtarët izraelitë penguan ekipet e tyre në tentimin që të depërtojnë deri në vendin ku ndodhi incidenti.