Kaamil Ahmed
04 Tetor 2015•Përditësim: 05 Tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Policia izraelite ka kufizuar qasjen e palestinezëve në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, ku brenda 24 orëve në përleshje pësuan disa persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga autoritetet policore, në Qytetin e Vjetër, sipas dispozitave të masave të reja të sigurisë, mund të hyjnë vetëm palestinezët që jetojnë, studiojnë apo punojnë në të. Qasja do t'u aprovohet izraelitëve dhe turistëve.
Zëdhënësi i shefit të policisë, Micky Rosenfeld në profilin e tij në Twitter shkroi se "Njësitë policore dhe kufitare mund të hyjnë në Qytetin e Vjetër. Janë ashpërsuar masat e policisë edhe në lagjet tjera arabe".
Masat e reja të sigurisë vijuan pas dy incidenteve. I pari ndodhi të shtunën ku humbën jetën dy izraelitë dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa sot në mëngjes u plagos një 15 vjeçarë. Në të dyja incidentet, policia pretendoi se janë vrarë nga "sulmues palestinezë".
Drejtori i Qendrës për ndihmë juridike dhe të drejtat e njeriut në Jerusalem, Rami Saleh tha se ndalesa e hyrjes në Qytetin e Vjetër do të ketë "ndikim shumë të keq".
"Ata kufizojnë palestinezët që të hyjnë në qytetin e tyre. Qyteti i Vjetër është qendra e Jerusalemit, qendra e Palestinës. Është qendër komerciale, kjo do të ketë ndikim të madh ekonomik", tha Saleh.
Masat kufizuese të hyrjes janë ashpëruar edhe në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, ku qasja në kohë të pacaktuar do t'u aprovohet vetëm besimtarëve më të vjetër se 50 vjeç si dhe grave.