Rahmi Gündüz
19 Janar 2017•Përditësim: 19 Janar 2017
PARIS (AA) - Të dhënat që Ministria e Brendshme e Fancës i ka dhënë për vitin 2016 kanë vërtetuar se aktet e sulmeve dhe të vjedhjeve në vend janë rritur në krahasim me një vit më parë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Interstats e cila vepron në kuadër të ministrisë, në vitin 2016 në vend janë kryer 243 mijë vjedhje. Kjo shifër në krahasim me një vit më parë ka shënuar rritje me 4 përqind.
Teksa Parisi radhitet rajoni i parë ku janë kryer më shumë vjedhje me 9.2 përqind, vihet në dukje se Korzika është listuar e fundit për ngjarjet e vjedhjeve me 2.8 përqind.
Më tej thuhet se numri i viktimave në vitin 2015 në vend ka qenë 872 persona ndërsa në vitin 2016 kjo shifër është rritur në 892 persona. Gjithashtu vihet në dukje se një e pesta e viktimave në vitin 2016 përbëhet nga ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës në familje.
Sipas të dhënave të policisë dhe xhandarmësirë bëhet e ditur se në vitin 2016 në krahasim me një vit më parë janë rritur me 1 përqind rastet e sulmeve fizike duke arritur në shifrën 214.800 persona.