Adis Karaca
22 Nëntor 2017•Përditësim: 22 Nëntor 2017
HAGË (AA) - Kryetari i këshillit gjyqësor Alphons Orie vendosi të largojë nga salla të akuzuarin Ratko Mlladiç për sharje dhe ngritje të zërit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një pauze dhe kthimit në sallën e gjykatës, i akuzuari Mladiç ngriti zërin dhe shau, për çka gjykatësi Orie vendosi ta ndërpresë leximin e aktakuzës dhe urdhëroi largimin e Mladiçit nga salla.
Ai më pas vazhdoi me leximin e aktakuzës.