Amina Zorniç
05 Dhjetor 2016•Përditësim: 06 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (GJNPJ) në Hagë filloi sot fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe të mbrojtjes me të cilën do të përfundojë gjykimi i gjeneralit Ratko Mlladiç, komandant i Shtabit Suprem të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VSRS), raporton Anadolu Agency (AA).
Prokurori Alan Tiger në prezantimin e tij para gjykatësit Alphons Oriya, kujtoi rolin të cilin kishte Mlladiç gjatë luftës në vitin 1995 në Srebrenicë dhe njëkohësisht në Sarajevë.
"Më 11 korrik Mlladiç hyri në Srebrenicë dhe u zotua se 'ka ardhur koha për hakmarrje ndaj turqve'. Në afat të shkurtër, më shumë se 7.000 djemë dhe burra, ku kishte edhe fëmijë 12 vjeçarë, nga Srebrenica u vranë në mënyrë sistematike. Me këtë komuniteti i Srebrenicës u shkatërrua dhe në të vërtetë u zhduk. Ndërkohë, Sarajeva është mbajtur nën atë, siç thonte Mlladiç 'çekiçi ynë'. Civilët ishin nën artilerinë e vazhdueshme. Presioni i këti terrori ishte mbështetur nga shtypja e kufizimit të shpërndarjes së ndihmave humanitare. Këto përpjekje të gjera kriminale në Sarajevë, Srebrenicë, së bashku me pengmarrjen e njerëzve të OKB-së në maj të vitit 1995, të cilat janë vendosur në katër pika të aktakuzës: të gjithë i shërbyen qëllimit që të formojnë një shtet serb me sa më pak armiq historik", tha Tiger duke shtuar se këtë e dëshmon fakti "i numrit të madh të provave që tregojnë shkallën e madhe të krimeve të Mlladiçit".
Tiger theksoi se mbrojtja "po tenton që Mlladiçin të transformon në një oficer të butë i cili përpiqej t'i mbrojë civilët" dhe se është përpjekur që të mbrohet nga përgjegjësia e tij komanduese, të cilën ai e quajti qesharake.
Në mbështetje të fakteve të tij, Tiger shfaqi pamjet 30 sekondashe, në të cilën Mlladiç, në hotelin "Fontana" në Srebrenicë përfaqësuesve civilë boshnjakë u thotë se ata duhet të bindin trupat e tyre që të dorëzojnë armët, dhe pamjet e Mlladiçit nga 15 gushti 1994 në Podrinje.
"Këtë ti xhiroje lirisht. Le të shohin serbët tanë se çfarë u kemi bërë atyre, si i mposhtëm turqit. Në Podrinje ne i mundëm turqit. Po të mos i mbronin amerikanët dhe britanikët, ukrainasit dhe kanadezët në Srebrenicë, tani edhe holandezët, prej kohësh ata do të zhdukeshin nga kjo zonë", ishin fjalët e Mlladiç në video për të cilën thotë Tiger se janë "prova të drejtpërdrejta kundër tij".
Pritet që prokurorët të paraqesin argumentet përfundimtare deri të mërkurën më 7 dhjetor, dhe mbrojtja e Mlladiçit nga 9 deri më 13 dhjetor, ndërsa parashtrimi i argumenteve të palës së kundërt do të prezantohen deri më 15 dhjetor.
Me këtë do të përfundojë gjykimi katërvjeçar i Ratko Mlladiçit, i akuzuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë 1992-1995.
Gjykimi i Mlladiçit filloi në maj të vitit 2012.
Ai në fund të majit të vitit 2011, pas gati 16 vjetësh në arrati dhe ikje, u arrestua në Serbi dhe u ekstradua në GJNPJ. Gjatë paraqitjes së tij të parë para gjykatësve të Tribunalit të Hagës, nuk u deklarua fajtor, por Trupi Gjykues në emër të tij u prononcua se ndihet i pafajshëm.
Gjatë gjykimit, nga ana e prokurorisë dhe mbrojtjes janë shqyrtuar rreth 300 dëshmitarë, ndërsa gjykatës i janë dorëzuar edhe një numër i madh i dëshmive me shkrim.
Prokuroria e Hagës akuzon Mlladiçin për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të muslimanëve dhe kroatëve në gjithë BeH-në, terrorizim të popullatës në Sarajevë gjatë rrethimit, granatimet dhe të shtëna nga snajperë si dhe marrjen e ushtarëve ndërkombëtarë si pengje, të gjithë këto nga 1992-1995.
Sipas asaj që ka deklaruar më parë në GJNPJ, vendimi i shkallës së parë pritet të bëhet në nëntor të vitit të ardhshëm.