Dursun Aydemir
24 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Vendimi i Francës për mbylljen e kampit të refugjatëve në afërsi të tunelit La Mansh, vuri në veprim zyrtarët e Belgjikës. Në kalimin kufitar me Francën filloi kontrolli i përkohshëm kufitar për të parandaluar kalimin e refugjatëve në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Belgjika, e cila gjithashtu filloi me kontrollet kufitare pas disa shteteve të Bashkimit Europian (BE) siç janë Gjermania, Hungaria, Danimarka, Sllovenia dhe Suedia, njoftohet se nga sot kanë filluar me kontrollet pë të parandaluar fluksin e mundshëm të shkaktuar pas shpërndarjes së kampit Calais i cili ndodhet në veri të Francës.
"Me çdo çmim do të parandalojmë krijimin e kampeve prej tendash në Belgjikë", tha ministri i Punëve të Brendshme të Belgjikës Jan Jambon. Ai theksoi se i kanë raportuar Komisionit Evropian se do të fillojnë përkohësisht me kontrollet kufitare pavarësisht marrëveshjes së Schengen-it.