Amina Zorniç
24 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
CANBERRA (AA) - Përderisa vëmendja e botës është foksuar kryesisht tek refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut në Evropë, dhjetëra mijëra refugjatë në pjesë të tjera të botës po përballen me probleme dhe vuajtje të ndryshme, sipas Amnesty International (AI), raporton Anadolu Agency (AA).
Në listën e vendeve të cilat nuk i lejojnë hyrje në territorin e saj gjendet edhe Australia. Sipas Amnesty International, cituar nga gazeta britanike "The Guardian", qeveria australiane anijet me refugjatë të cilat mbërrijnë në brigjet e saj përsëri i kthen në det.
Si në Detin Mesdhe dhe Detin Egje, edhe në ujërat e gjirit të Bengalit refugjatët humbasin jetët e tyre.
"Bëhen kontrabandime dhe trafikime me qenie njerëzore në gjirin e Bengalit ku refugjatët edhe abuzohen. Disa vriten në anije, mbyten në ujë apo vdesin nga uria dhe dehidrimi", thotë AI.