Furkan Naci Top
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
POLIKASTRO (AA) - Refugjatët të cilët presin prej kohësh në kufirin greko maqedonas për të kaluar kanë kaluar ditën e parë të Ramazanit kilometra larg nga shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Rreth 1. 500 refugjatë ndodhen në një kamp të improvizuar në një karburant në afërsi të kufirit greko maqedonas. Refugjatët të cilët për syfyr konsuamuan hurma dhe qumësht të shpërndarë nga shoqëria civile, para iftarit formuan radhë të mëdha për të marrë ushqimin.
Një pjesë e refugjatëve janë ndihmuar nga shoqata të ndryshme, ndërsa një pjesë tjetër me mundësitë e tyre arritën të shtrojnë një sofër pak më ndryshe nga e zakonshmja për të çelur iftarin e parë. Refugjatët të mbledhur çelën iftarin nën shoqërimin e lutjeve.
Familja Tattan e ikur nga Turqia ku ka jetuar një vit e gjysmë për të udhëtuar drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë thotë se kufiri i Maqedonisë është bërë shpesa e fundit për ta.