Michael Sercan Daventry
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Rreth gjysëm milioni të rinj britanikë janë regjistruar në javët e fundit për të votuar në referendumin për Bashkimin Evropian (BE), regjistrimi për të cilin përfundon të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e publikuara nga qeveria flasin se 446 mijë e 490 persona të moshën nën 35 vjeçare janë regjistruar pas datës një qershor krahasuar me 62 mijë e 627 votuesit e regjistruar në periudhën e njëjtë të cilët janë të moshës mbi 55 vjeçare.
Komisioni Zgjedhor Britanik njoftoi se që nga hapja e qendrës për regjistrim dy vite më parë, e hëna ishte dita e dytë me fluks më të madh të personave që regjistrohen për të votuar.
Drejtori për Marrëdhënie me Publik, Alex Robertson, deklaroi të martën për radio BBC se janë rreth 7.5 milionë njerëz të cilët nuk janë regjistruar për të votuar nga të cilët mendojmë se shumica janë të rinjë të cilët kanë ndëruar vendbanimet.
“Numri i njerëzve në regjistër është rreth 46 milionë, pra rreth 15 përqind mungojnë”, tha ai.
Anketat e fundit flasin se të rinjtë sipas të gjitha gjasave do të përkrahin qëndrimin në BE për dallim nga të moshuarit të cilët preferojnë daljen e Britanisë së Madhe.