Erdal Türkoğlu
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
HATAJ (AA) – Njoftohet për të vdekur dhe të plagosur në sulmin e regjimit të Asadt në Siri ndaj Malit Turkmen, të rajonit Latakia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga burimet lokale, thuhet se forcat e regjimit duke filluar nga dje orët e mbrëmjes po i godasin me artileri fshatrat të cilat ndodhen nën kontrollin e muhalifëve.
Në sulmet të cilat vazhduan në interval të ndryshme deri në orët e mëngjesit si objektivë u morën fshatrat Kelez, Sarraf, Sallur, Karaman dhe İsapinari.
Sipas raportimeve të para si pasojë e sulmeve 1 person ka humbur jetën, kurse 4 janë plagosur. Të plagosurit po trajtohen në spitalet përreth.
Në anën tjetër, forcat e regjimit goditën me artileri dhe raketa edhe rajonin Xhebel Ekrad, që ndodhet në perëndim të Malit Turkmen.